LAJMI I FUNDIT:

Më 15-17 shtator, në Rahovec mbahet Festivali Ndërkombëtar i Poezisë

Më 15-17 shtator, në Rahovec mbahet Festivali Ndërkombëtar i Poezisë

Nga data 15 e deri më 17 shtator 2018, në Rahovec mbahet edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë, organizuar nga Fondi për Edukim Kulturor dhe Trashëgimi të kësaj komune.

Sipas drejtorit të Festivalit, Fahredin Shehu, do të ketë lexime të poezive nga poetë, performancë poetike nga poetesha japoneze Yuki Nagae, promovimi i Antologjisë Ballkanike të edituar nga Shehu dhe botuar nga Inner Child Press LTD. International, në SHBA, si dhe promovimi i opusit letrar të poetit nga Shqipëria, Xhevahir Spahiu.


Poeti amerikan, Andrew Singer, bartës i projektit Traffika Europa me seli në Paris, do ta bëjë dokumentimin e Festivalit, duke e futur në rrjetin e festivaleve dhe ngjarjeve kulturore të Evropës. Aktivitetet do të transmetohen drejtpërdrejt në Traffika Europa Radio si dhe në Radio Aktiv në Rahovec.

Festivali përkrahet nga Ministria e Kulturës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe donatorët Rahoveci.

Në trend Kultura

Më shumë
VETMI

VETMI

Fjala+
DIKUSH E DOGJI AMERIKËN

DIKUSH E DOGJI AMERIKËN

Poezi
VITET E ARTA

VITET E ARTA

Poezi
FËMIJA

FËMIJA

Poezi
“PLURALIZËM”

“PLURALIZËM”

Kulture
SHTËPIA E RE

SHTËPIA E RE

Poezi
Kalo në kategori