LAJMI I FUNDIT:

11-shja më e mirë në Serie A

11-shja më e mirë në Serie A

Serie A tashmë është në pauzë dimërore dhe derisa pjesa e parë e sezonit ka përfunduar, telegrafi.com më poshtë ju përcjell 11-shen më të mirë të lojtarëve të kësaj lige, të përzgjedhur nga ekspertët italianë të futbollit. Në këtë përzgjedhje dominojnë lojtarët e Interit dhe Juventusit, derisa nuk është përfshirë asnjë lojtar i kampionit evropian, Milanit, që ka dështuar tërësisht këtë pjesë të sezonit.

Portier: Gianluigi Buffon (Juventus) – Julio Cesar dhe Sebastien Frey, ndoshta do të thoshin se e meritojmë këtë pozicion, sidoqoftë e vërteta është se Buffon ka treguar një numër të mbrojtjeve të klasit botëror, gjatë kësaj pjese të sezonit. Mbrojtja e gjuajtjes së Tommaso Rocchit, gjatë javës së 16-të, ishte një prej ndalimeve më të shkëlqyeshme të para ndonjëherë në Serie A.

Mbrojtës i djathtë: Maicon (Inter) – Maicon ka qenë në një formë mahnitëse gjatë këtij sezoni, sa luan për Interin, dhe tashmë ka dëshmuar se është një ndër mbrojtësit e djathtë më të mirë në botë, krahas atij të Sevillas, Daniel Alves. Së fundi në kërkim të tij thuhet të jetë vënë edhe Chelsea.

Mbrojtës i qendrës: Ivan Cordoba (Inter) – Kolumbiani ka qenë një shtyllë mjaft e rëndësishme e Interit gjatë këtij sezoni dhe është një prej arsyeve se pse klubi ka pranuar vetëm 9 gola në 17 ndeshje, dhe që sigurisht ka ndikuar që, zikaltrit, me mbrojtjen më të mirë, të gjenden në maje të Serie A.

Mbrojtës i qendrës: Giorgio Chiellini (Juventus) – Chiellini ka më shumë epërsi ndaj mbrojtësit të Interit, Walter Samuel, dhe atij të Fiorentinës, Alessandro Gamberini, për një vend në krah të Cordobas. Lojtari i Juves ka shkëlqyer që kur e ka ndërruar pozicionin, nga mbrojtësi i majtë në qendër të saj. Zemra e tij, vendosmëria dhe karakteri, kanë simbolizuar shpirtin e biankonerëve.

Mbrojtës i majtë: Juan Manuel Vargas (Catania) – Përfaqësuesi i kombëtares së Perusë iu bashkua Catanias nga ekipi Colon de Santa Fe, në vitin 2006, dhe ka treguar një sukses të madh në Serie A. Gjigantët evropian, si Juventus, Liverpool dhe Roma, që të gjithë janë të interesuar në 24-vjeçarin, i cili sigurisht se ka një karrierë të bujshme përpara tij.

Mesfushor: Javier Zanetti (Inter) – Kapiteni i zikaltërve ka qenë vazhdimisht një lojtar i klasit botëror, për më shumë se një dekadë, dhe as në moshën 34-vjeçare ai nuk tregon asnjë shenjë të ngecjes. Inter mund të mos jetë ekip shumë i popullarizuar për momentin (edhe në mesin e lexuesve të telegrafit), por vështirë se do të gjendet dikush, që nuk do ta pëlqente këtë mesfushor argjentinas.

Mesfushor: Daniele De Rossi (Roma) – Megjithëse ekipi i tij qëndron në pozitën e dytë të Serie A, disa lojtarë të Romës vërtet janë dalluar me veçoritë individuale. Roma, pavarësisht se ka një mori lojtarësh të shkëlqyeshëm, ka treguar edhe një unitet në ekip dhe askush nuk e ka mbajtur të bashkuar ekipin, pos De Rossit. Sigurisht, ky do të jetë trashëgimtari i Francesco Tottit, si simbol i klubit.

Mesfushor: Esteban Cambiasso (Inter) – Padyshim, aktualisht ky është mesfushori më i mirë defensiv në botë. Argjentinasi na rikujton Didier Deschamps, dhe ka qenë mjaft vendimtar për sukseset e Interit gjatë këtij sezoni, po aq sa ishte francezi për triumfet e Juventusit, gjatë kohës kur drejtohej nga Marcello Lippi.

Mesfushor: Cristiano Doni (Atalanta) – Nëse flasim për qëndrueshmëri, atëherë Doni është një lojtar tjetër që ka ndriçuar për vite me radhë. Veterani është një mesfushor golashënues, siç është edhe Frank Lampard në Premierligën angleze. Italiani ka gjetur portën shtatë herë gjatë 12 ndeshjeve dhe ka qenë faktor kyç në shkëlqimin e Atalantas, gjatë kësaj pjese të sezonit.

Sulmues: David Trezeguet (Juventus) – Kjo zgjedhje nuk ka nevojë për tu menduar shumë, kur merret në konsideratë fakti se Trezeguet ka bërë startin më të mirë në gjithë karrierën e tij. Pa dyshim, ai është përfunduesi më i mirë në futbollin botëror për momentin, ndërsa fakti që nuk përfshihet në ekipin kombëtar të Francës, nga trajneri Raymond Domenech, është një fyerje e qartë. Me 13 gola të shënuar, ai është lider në Serie A për këtë pjesë të sezonit.

Sulmues: Julio Cruz (Inter) – Ka qenë një betejë e ashpër mes Cruz dhe Zlatan Ibrahimoviq për vendin e sulmuesit që do të jetë krahas Trezeguet, sidoqoftë argjentinasi e ka fituar këtë luftë. Megjithatë, derisa paraqitjet e Ibrahimoviq kanë qenë të zbehta në ndeshjet e mëdha, Cruz ka treguar më të mirën nga vetja gjatë këtyre ndeshjeve, duke shënuar kundër Juventusit, Milanit, Romës dhe Fiorentinës. Me 10 gola, ai është golashënuesi i dytë në Serie A për këtë pjesë të sezonit, pas Trezeguet.


Formacioni: 4-3-1-2:

Buffon

Maicon Cordoba Chiellini Vargas

Zanetti Cambiasso De Rossi

Doni

Trezeguet Cruz

Cili është mendimi juaj rreth kësaj zgjidhje? A mungon ndonjë emër, i cili mendoni se duhet të jetë në këtë 11-she? Apo ndoshta ndonjëri është i tepërt në këtë përzgjedhje?

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Harrojeni Carlo Ancelottin, ky njeri do të jetë në finalen e Ligës së Kampionëve për herë të nëntë

Harrojeni Carlo Ancelottin, ky njeri do të jetë në finalen e Ligës së Kampionëve për herë të nëntë

Liga e Kampionëve

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve

"Tuchel i gaboi të gjitha, Ancelotti i bëri mirë" - Capello tregon detajin që e bëri diferencën ne "Bernabeu"

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Vrapimi heroik i Modric edhe pse në moshën 39-vjeçare: Real Madridi shpëtoi, por pa të mund të kishte humbur

Vrapimi heroik i Modric edhe pse në moshën 39-vjeçare: Real Madridi shpëtoi, por pa të mund të kishte humbur

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori