eksperti-banner

Pasi Cristiano Ronaldo arriti numrin e 100 golave për Real Madridin në Ligën e Kampionëve, rruga drejt kësaj arritje nuk ka qenë mjaft e thjeshtë.

Ronaldo është bërë lojtari i parë që ka shënuar 100 gola për të njëjtin klub në Ligën e Kampionëve të mërkurën.


Më pas ai e çoi numrin e tij në 101 me një gol shumë të rëndësishëm shtatë minuta para fundit të takimit.

Pesë herë fituesi shënoi duke shfrytëzuar gjurin e tij për të mposhtur Alphone Areolan.

116 - Përfshirë edhe golat e tij me Manchester Unitedin, Ronaldo ka 116 gola në Ligën e Kampionëve.101 - Numri prej 101 golave e sheh Ronaldon me katër gola më shumë se Messi në LK, teksa lojtari më i afërt për t'i arritur është ikona Raul me 66.95 - Ronaldo e arriti numrin e golave në 95 paraqtije për Realin.71 - Nga 101 golat e tij, 71 u shënuan me këmbën e djathtë. Ai ka shënuar 17 gola me të majtën, 13 me kokë.18 - Partnerët e tij Benzema (11) dhe Bale (7) kanë asistuar Ronaldon në 18 raste.17 - Numri më i madh i golave të tij erdhi në sezonin 2013-2014 me 17 gola, përfshirë penaltinë në fitoren ndaj Atleticos që ua siguroi mbretërve La Deciman.10 - Edhe pse konsiderohet si vdekjeprurës nga gjuajtjet e lira, vetëm 10 nga 101 golat e tij janë nga gjuajtjet e lira direkt.9 - Bayerni është rivali i preferuar. Ai ka shënuar 9 ndeshje ndaj gjermanëve në 7 paraqitje. Neuer i ka pranuar të nëntë golat. Vetëm protieri i Kopenhagen John Wiland ka pranuar gola sikur Neuer prej Ronaldos.4 - Borussia Dortmund, Juventusi, Ajaxi dhe Schalke kanë pranuar nga shtatë gola prej portugezit. /Telegrafi/

telegrafi sport app