Një vajzë 10-vjeçare nga Jemeni i ka bërë lutje Amerikës që të mos i shesë armë Arabisë Saudite, e cila udhëheq një koalicion ushtarak i cili është duke kryer sulme ajrore në Jemen.
Yara Al-Mutawakel ka folur për televizionin RT në gjuhën arabe, duke rrëfyer për frikën e vazhduese për vdekje në shtetin e shkatërruar nga lufta.
“Dikur ndjehesha e sigurt, e sigurt me familje. Dikur ndjenim liri. Por, tani ne qëndrojmë vetëm brenda, kemi frikë se nëse shkojmë në ndonjë vend mund të bombardohemi. Jemi gjithmonë të frikësuar”, tha ajo
Ajo jeton në kryeqytetin e rrethuar jemenas, Sana.
Ajo i është lutur Amerikës që të ndalojë së shituri armë Arabisë Saudite, transmeton Express.
“Dua që Amerika ta ndalë luftën. Por nëse të paktën nuk mund ta ndalë luftën, mos t’i shesë armë sauditëve,” tha ajo.
Ajo i akuzon sauditët se po gënjejnë para vendeve tjera kinse po i ndihmojnë Jemenit, duke thënë se ata po e bëjnë të kundërtën duke e shkatërruar vendin e saj.
“Sauditët po gënjejnë, ata po i gënjejnë vendet tjera të cilat po i japin atyre para për të luftuar kundër neve dhe ta shkatërrojnë vendin tonë,” tha ajo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ratko Mlladiq kërkoi të lirohet me kusht – siç pritej, refuzohet kërkesa e kriminelit të luftës
Pas kërkesës për urdhërarrest për Netanyahun, Biden thotë se veprimi i Izraelit në Gaza nuk është gjenocid
Tërmeti godet kraterin vullkanik pranë Napolit, lëkundjet më të forta që kanë goditur rajonin në dekada kanë shkaktuar panik
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251