LAJMI I FUNDIT:

Me 10 ndeshje të mbetura dhe 30 pikë në lojë – kush ka orar më të mirë mes Ballkanit, Llapit, Dritës dhe Malishevës

Me 10 ndeshje të mbetura dhe 30 pikë në lojë – kush ka orar më të mirë mes Ballkanit, Llapit, Dritës dhe Malishevës

Kur kanë mbetur edhe 10 xhiro deri në mbyllje të sezonit 2023/24, Ballkani, Llapi, Drita, por edhe Malisheva  duket se do të vazhdojnë fuqishëm për titull.

Ballkani mbetet lider me  52 pikë, ndërsa Llapi është i dyti me 51 pikë. Drita është e treta me 50 pikë dhe Malisheva tani ka 47 pikë dhe është afruar dukshëm me kreun me vetëm pesë pikë.


Sa i përket orarit, kur kanë mbetur edhe 10 xhiro deri në fund, duket se Llapi ka orar më të mirë në krahasim me Ballkanin dhe Dritën .

Kjo pasi Ballkani i zhvillon pesë ndeshje në shtëpi dhe pesë jashtë saj. Por Ballkani e pret vetëm Dritën, ndërsa udhëton te Malisheva dhe Llapi.

Llapi në anën tjetër ka gjashtë takime në shtëpi dhe katër në udhëtim, ndërsa pret të gjithë rivalët për titull në “Zahir Pajaziti. Drita ka orarin më të keq nga rivalët për titull, pasi luan në shtëpi katër ndeshje, ndërsa gjashtë i ka si mysafir.

Malisheva për fund, luan gjashtë ndeshje në shtëpi, por udhëton te Llapi dhe Drita, ndërsa pret Ballkanin.


Se kush do të shpallet kampion mbetet të shihet kur kanë mbetur edhe 30 pikë në lojë. Më poshtë keni të gjitha ndeshjet e mbetura.


Orari i Ballkanit deri në fund

Prishtina – Ballkani

Ballkani – Liria

Feronikeli 74 – Ballkani

Ballkani – Drita

Gjilani – Ballkani

Ballkani – Dukagjini

Malisheva – Ballkani

Ballkani – Fushë Kosova

Llapi – Ballkani

Ballkani – Prishtina


Orari i Llapit deri në fund

Llapi – Liria

Llapi – Drita

Dukagjini – Llapi

Llapi – Fushë Kosova

Prishtina – Llapi

Llapi – Feronikeli

Gjilani – Llapi

Llapi – Malisheva

Llapi – Ballkani

Liria – Llapi


Orari i Dritës deri në fund

Malisheva – Drita

Llapi – Drita

Drita – Liria

Ballkani – Drita

Dukagjini – Drita

Drita – Fushë Kosova

Prishtina – Drita

Drita – Feronikeli 74

Gjilani – Drita

Drita – Malisheva


Orari i Malishevës deri në fund

Malisheva – Drita

Malisheva – Dukagjini

Fushë Kosova – Malisheva

Malisheva – Prishtina

Feronikeli – Malisheva

Malisheva – Gjilani

Malisheva – Ballkani

Llapi – Malisheva

Malisheva – Liria

Drita – Malisheva


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori