LAJMI I FUNDIT:

Zyrtari i paverifikuar nga AKI punonte në databazën e Policisë së Kosovës

Zyrtari i paverifikuar nga AKI punonte në databazën e Policisë së Kosovës
Foto: Arkiv

Një skandal brenda Policisë së Kosovës është evidentuar rreth 3 muaj më parë nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) gjatë një inspektimi për menaxhimin e hetimit dhe zbulimit të krimit.

Një zyrtar ishte caktuar të punonte në databazën apo Sistemin Informativ të Policisë së Kosovës por që nuk kishte leje të sigurisë për nivelin përkatës.


Kjo pasi që i njëjti nuk kishte plotësuar kriteret nga verifikimi i realizuar nga Agjencia Kosovare për Inteligjencë (AKI).

IPK kishte rekomanduar Policinë e Kosovës që në rastet e tilla kur zyrtarët që nuk kalojnë verifikimin nga AKI të ndërmarrin hapa të nevojshëm për klasifikimin e informacioneve dhe verifikimin e sigurisë në drejtim që të mos cenohet integriteti i informacioneve.

Raporti i IPK-së me detaje nga inspektimi mban datën e 26 janarit të këtij viti.

Për këtë çështje Policia e Kosovës kishte dhënë komentet për Inspektoratin Policor të Kosovës, të cilët kishin thënë se janë të kujdesshëm dhe se veprojnë në bazë të rregullave të parapara.Gjithashtu Policia e Kosovës kishte thënë se rasti i lartpërmendur ishte i identifikuar në Pejë dhe se do të adresohej rekomandimi i IPK-së.

Kallxo.com i ka dërguar pyetje Policisë së Kosovës se cilat janë veprimet që kanë ndërmarrë në këtë rast dhe është duke pritur një përgjigje..

Sistemi Informativ i Policisë së Kosovës mban të gjitha të dhënat e rasteve kriminale të cilat regjistrohen në këto databaza.

Madje i njëjti sistem ofron detaje të veprave penale si dhe kundërvajtjeve por edhe të dhëna personale për të dyshuarit.

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori