LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarët e Doganës së Kosovës bëjnë debutimin në gjysmëmaratonën e Brukselit

Zyrtarët e Doganës së Kosovës bëjnë debutimin në gjysmëmaratonën e Brukselit

Përfaqësuesit e Doganës së Kosovës po marrin pjesë për herë të parë në gjysmëmaratonën e organizuar nga Asociacioni i Sporteve të Doganave Evropiane  në Bruksel.

Aktiviteti është bashkë organizuar nga Asociacioni i Sporteve dhe Dogana e Belgjikës në kornizën e organizimit të qytetit ku marrim pjesë të 60,000 vrapues nga e gjithë Evropa, nga të cilët qindra janë nga administratat doganore evropiane, ndërsa nga Kosova janë dy zyrtarë doganor dhe atasheu i Doganave i cili punon në Ambasadën tonë në Bruksel.


Ky moment shënon një hap të rëndësishëm për Doganën e Kosovës që nga anëtarësimi në Asociacionin e Sporteve në tetor të vitit të kaluar.

Pjesëmarrja e zyrtarëve të Doganës së Kosovës tregon angazhimin e tyre në bashkëpunimin doganor europian dhe promovon një stil jetese të shëndetshëm dhe aktive për profesionistët e doganave. Ky angazhim dhe shoqërimi nën këtë patronazh hap dyert për bashkëpunim të zgjeruar dhe një të ardhme më të ndritshme për bashkëpunimin doganor në rajon.

Me këtë rast Dogana e Kosovës është mirënjohëse për Asociacionin dhe Doganën e Belgjikës për organizimin e kësaj ngjarje.

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori