LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Bylbyl Sokoli emërohet trajneri i Ferizajt, vjen edhe një përforcim

Zyrtare: Bylbyl Sokoli emërohet trajneri i Ferizajt, vjen edhe një përforcim

E treta e vërteta. Bylbyl Sokoli është rikthyer në stolin e Ferizajt, për herë të tretë në karrierën e tij.

Trajneri i njohur kishte arritur që dy herë ta inkuadrojë Ferizajn në elitë, ndërsa tani ka një punë tjetër, ta mbajë klubin në këtë rang garash.


Klubi e ka konfirmuar rikthimin e tij dhe entuziazmi është rritur dukshëm për mbijetesë.

Të gjitha lajmet për klubin e Ferizajt
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për klubin e Ferizajt

Ferizaj ka vetëm 15 pikë të tubuara deri më tani dhe mban vendin e 11-të.

Sokoli ka qenë pjesë e Llapit në fillim të këtij sezoni

“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se sot kemi arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur Kosovar, Bylbyl Sokoli”.

“Pas largimit të Afrim Tovërlanit, skuadra jonë menjëherë ka gjetur zëvendësuesin e tij, ku shpresojmë dhe besojmë që do t’i aRrijmë objektivat e klubit për këtë sezon”.

“Të gjithë në klub e njohin Profën’ dhe nuk kemi dyshim që do të bëjë punën e tij siç është më së miri.’Profës’ i urojmë shëndet dhe shumë suksese në klubin tonë. Vazhdojë së bashku”, thuhet në faqen zyrtare të klubit.

Ferizaj po ashtu ka arritur marrëveshje me sulmuesin anësor, Durim Gashin, që së fundmi ka qenë pjesë e Ballkanit.

Ditë më parë u zyrtarizua edhe mbrojtësi Viktor Kuka. /Telegrafi/