LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Vojvoda vazhdon kontratën me klubin e Mouscron

Zyrtare: Vojvoda vazhdon kontratën me klubin e Mouscron

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka rinovuar kontratën me klubin e tij.

Vojvoda ka nënshkruar me skuadrën e Excel Mouscron edhe për tri sezone tjera.


Kësisoj, Vojvoda me skuadrën e re do të jetë i “martuar” minimalisht deri më 2020.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit.

Excel Mouscron ka shkruar që rinovimi i kosovarit është një lajm shumë i mirë për klubin.

Ajo po ashtu ka shkruar që Vojvoda është ftuar nga Kosova për miqësoren ndaj Letonisë më 14 nëntor në Mitrovicë.

Mbrojtësi drenicas karrierën e ka ndërtuar në Belgjikë, ku ka qenë pjesë e Standard Liege.

Ai për një kohë e ka provuar vetën edhe në futbollin gjerman te skuadra Carl Zeiss Jena. /Telegrafi/