LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Shkëlzen Gashi rikthehet në Zvicër, nënshkruan me Aarau

Zyrtare: Shkëlzen Gashi rikthehet në Zvicër, nënshkruan me Aarau

Ylli shqiptar, Shkëlzen Gashi është rikthyer sërish në kampionatin zviceran apo më saktë te skuadra e Aaraus.

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare vendosi për tu rikthyer sërish në Zvicër pas dy vitesh e gjysmë të kaluara te Colorado Rapids në Amerikë.


“I lumtur që jam rikthyer”, ishin fjalët e para të futbollistit me prejardhje nga Kosova.

FC Arau garon aktualisht në Kategorinë e Dytë të futbollit zvicerian dhe synon që të ta sigurojë mbijetesën.

Gashi, në këtë skuadër e gjen ish sulmuesin e Besës së Pejës, Liridon Balaj, që verën e vitit 2019 u transferua pikërisht te ky ekip.

Sulmuesi 31 vjeçar e njeh mjaft mirë futbollin zvicerian, pasi që karrierën e nisi te moshat e FC Zurich për të luajtur më pas edhe për FC Schaffhausen, AC Bellinzona, Xamax dhe FC Basel.