LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Rahoveci largohet nga Liga Ballkanike

Zyrtare: Rahoveci largohet nga Liga Ballkanike

Pas anulimit të ndeshjes mes Pejës dhe Rahovecit në Ligën Ballkanike, klubi i “Vreshtarëve”, ka dal me komunikatë zyrtare.

Rahoveci ka vendosur të largohet përfundimisht nga Liga Ballkanike, duke e lidhur këtë me shpenzimet e shumta që kanë.


Mësohet se ky vendim i klubit është përkrahur edhe nga FBK-ja.

“Pas mbledhjes së bordit, kemi marrë vendim që të largohemi nga BIBL”.

“Pas analizës së situatës momentale, kemi vërejtur se shpenzimet janë të papërballueshme, kurse synimi ynë kryesor është përqendrimi maksimal në Superligë, andaj jemi detyruar që të fillojmë reduktimet e shpenzimeve sa më shumë që është e mundur dhe kështu ta përballojmë kampionatin dhe ndryshimet që i kemi menduar t’i aplikojmë. Kjo është e vetmja arsye pse ne largohemi dhe nuk ekziston asnjë tjetër”.

“Shtëpia numër një e basketbollit kosovar, FBK-ja na ka mbështetur plotësisht në këtë vendim, pasi shihet si lëvizje pozitive e jona”.

“Gjithsesi, i falënderojmë të gjithë ata që në njëfarë mënyre apo tjetrën ishin pjesë e rrugëtimit tonë të deritanishëm në këtë kompeticion, me shpresën se për së afërmi i kemi plotësuar kërkesat e juaja, përkundër vështirësive që i kemi hasur”.

“Jemi të bindur se do të korrim suksese në Superligë, andaj kërkojmë mirëkuptimin e tifozëve për këtë tërheqje, me shpresën se do ta gjejmë mbështetjen e plotë në ndeshjet e mbetura”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Xhudo
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Sky Sports

Sky Sports "zbulon" rezultatet e xhiros së ardhshme në Ligën Premier - Liverpooli dhe Arsenali dështojnë sërish

Premier League
Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ndërkombëtare
Refuzoi të luante për klubin, Werder Bremen i jep dënim shembullor mesfushorit Naby Keita

Refuzoi të luante për klubin, Werder Bremen i jep dënim shembullor mesfushorit Naby Keita

Bundesliga
Kalo në kategori