LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Prishtina nënshkruan me Edmond Max Rugovën

Zyrtare: Prishtina nënshkruan me Edmond Max Rugovën
Max Rugova (Foto: FC Prishtina/Facebook)

Edmond Max Rugova është lojtari më i ri i klubit më të trofeshëm kosovar, Prishtinës.

Prishtina ka vazhduar me përforcime para nisjes së sezonit të ri 2019/20 në Superligën e Kosovës.

I fundit i transferuar nga klubi bardhekaltër është 19-vjeçari Edmond Max Rugova, djali i birit të legjendës, Edmond Rugova, ish-golgeteri i Prishtinës, drejtor i klubit dhe seleksionues i Kosovës.

Të gjitha lajmet rreth KF Prishtinës
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth KF Prishtinës

Max është i lindur në Kansas të SHBA-ve më 17.02.2000, 188 cm i gjatë, sulmuesi i krahut dhe i qendrës ka luajtur në Sporting Kansas City dhe në U19 të Nurnberg më 2018/19 duke zhvilluar 16 ndeshje duke shënuar 1 gol, ndërsa ka qenë i grumbulluar edhe me U19 të Kosovës.

“Jam shumë krenar që do të jem pjesë e Prishtinës. Gjithmonë kam pasur dëshirë të jem në Prishtinë, sepse e di historinë e klubit ku ka luajtur babai im dhe e përsëris, kjo më bën krenar”.

“Nuk dua të flas shumë për vete, megjithëse mendoj se jam shumë kreativ, duke e dashuruar driblimin dhe dëshirën, sidomos për asistime”.

“Ka disa ditë që jam me skuadrën, e njoh tani më ekipin, ka një trajner të respektueshëm dhe kam krijuar besimin se ky ekip mund ta fitoj titullin dhe shpresoj shumë të mposhtë edhe konkurrencën e madhe brenda skuadrës që edhe unë të mund të kontribuoj për suksesin e ekipit”, ka thënë Max Rugova për faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori