0Shares

Leonardo Jardim është shkarkuar nga posti i trajnerit nga skuadra franceze, Monaco.

Jarim arriti te klubi nga Principata në verën e vitit 2014 dhe tekniku portugez udhëhoqi ekipin plot 233 herë.

Gjatë kësaj periudhe, Monaco katër sezone hyri në ‘podium’ dhe klubi fitoi titullin gjatë sezonit 2016-17, i teti në histori në, teksa arriti edhe gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Historia e suksesit – Monaco brenda një viti 550 milionë euro përfitime nga shitjet Historia e suksesit – Monaco brenda një viti 550 milionë euro përfitime nga shitjet

Nën udhëheqjen e tij, Monaco gjithashtu ka avancuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve (2014-15) dhe ka arritur në finale të Coupe de la Ligue dy herë (2017, 2018).

Megjithatë, sezoni i sivjetmë ishte negative për klubin nga Principata, pasi në nëntë ndeshjet e para në Ligue 1 kanë vetëm një fitore.

“AS Monaco njofton se ka përfunduar bashkëpunimin me Leonardo Jardim”.

“I gjithë klubi i dëshiron Leonardo Jardimit, si dhe stafi i tij, më të mirat për pjesën tjetër të karrierës së tyre”, thuhet në njoftimin e Monacos. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)