LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Mathieu kalon te Sporting Lisbona

Zyrtare: Mathieu kalon te Sporting Lisbona

Jeremy Mathieu është larguar prej skuadrës katalonase të Barcelonës.

Mbrojtësi francez tashmë është zyrtarizuar te ekipi portugez i Sporting Lisbonës.


“Sportingu ka arritur marrëveshje me lojtarin Jeremy Mathieu me kontratë valide për dy vitet e ardhshme, dhe me një klauzolë të ndërprerjes së saj prej 60 milionë euro”, thuhet në konfirmimin e klubit portugez, transmeton Telegrafi.

Madje, lojtari raportohet se kaq dal sot në stërvitje me bashkëlojtarët në ekipin e ri.

Kujtojmë se Mathieu kontrata me katalonasit i mbaronte pas 12 muajve, por trajneri i ri Barcelonës, Ernesto Valverde nuk llogariste në shërbimet e lojtarit. /Telegrafi/