Zyrtare: Mateu Alemany rikthehet në skenë si drejtor sportiv i Atletico Madrid

Atletico Madrid ka emëruar zyrtarisht Mateu Alemany si drejtorin e ri të futbollit për ekipin e meshkujve.
Në një deklaratë zyrtare, klubi madrilen njoftoi:
“Mateu Alemany i bashkohet Atletico Madrid si drejtori i ri i futbollit profesionist për meshkuj. Ai do të jetë pjesë e strukturës së drejtuar nga Carlos Bucero, drejtori i përgjithshëm i futbollit, dhe do të udhëheqë të gjitha çështjet që lidhen me ekipin e parë të meshkujve, Atletico Madrileno dhe aspektet profesionale të akademisë”.
Alemany e nisi detyrën e re menjëherë këtë mëngjes, duke vizituar ekipin e parë në qendrën stërvitore të Majadahondas së bashku me Carlos Bucero.
Mateu Alemany, new Director of Professional Men’s Football. Carlos Bucero brings him into the sports department as the top person in charge of the first team and Atlético Madrileño.
ℹ️ https://t.co/G2TWbIlzCB pic.twitter.com/95Bd0uTdo2
— Atlético de Madrid (@atletienglish) October 7, 2025
Të dy zhvilluan takime me trajnerin Diego Simeone dhe u prezantuan edhe para lojtarëve që po stërviten në Madrid.
Ish-drejtuesi i Barcelonës shërbeu si drejtor sportiv në “Camp Nou” për rreth dy vite, para se të largohej në vitin 2023, me Deco që mori postin e tij.
Gjatë periudhës në Barcelonë, Alemany ishte përgjegjës për disa prej afrimeve më të rëndësishme të klubit, përfshirë Jules Kounde, Robert Lewandowski, Raphinha dhe Ferran Torres, të gjithë tashmë pjesë kyçe e skuadrës së Hansi Flick. /Telegrafi/




















































