LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Martinez i bashkohet Unitedit

Zyrtare: Martinez i bashkohet Unitedit

Lisandro Martinez është lojtari më i ri i Manchester United, i cili do të rivihet nën urdhrat e Erik ten Hag.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë djajtë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku tregohet se palët kanë firmosur një kontratë 5-vjeçarë me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.


Martinez i ka kushtuar United 55 milionë euro, plus 10 milionë të tjera në formë bonuses, me Ajax që ka mbushur kështu arkat e klubit nga shitja e yllit të skuadrës.

Mund të mos keni parë diçka të tillë: Transferi më i ri i Unitedit me një ndër lëvizjet më të ndërlikuara ndonjëherë
Lexo po ashtu Mund të mos keni parë diçka të tillë: Transferi më i ri i Unitedit me një ndër lëvizjet më të ndërlikuara ndonjëherë

“Manchester United është i kënaqur të njoftojë se klubi ka arritur marrëveshje me Ajax-in për transferimin e mbrojtësit argjentinas Lisandro Martinez”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga faqja zyrtare e klubit anglez.

Vetëm pak ditë më parë, United zyrtarizoi edhe blerjen e mesfushorit danez, Christian Eriksen nga Brentfordi. /Telegrafi/