LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Leeds Unitedi shkarkon Javi Gracian, emëron Sam Allardyce

Zyrtare: Leeds Unitedi shkarkon Javi Gracian, emëron Sam Allardyce

Klubi anglez, Leeds United ka konfirmuar se ka emëruar Sam Allardyce trajner të ri, pasi ka na ndërprerë bashkëpunimin me Javi Gracian.

Leeds United gjendet në pozitën e 17-të me 30 pikë po aq sa ka Nottingham Forest në vendin e 18-të dhe vetëm një pikë më shumë se Evertoni i vendit të 19-të.


Rreziku për të rënë një kategori më poshtë ka bërë që Leeds United të detyrohet të bëjë ndryshime në shtabin teknik, duke ndryshuar trajnerin.

“Leeds United mund të konfirmojë se Javi Gracia do të largohet nga klubi pas 12 ndeshjeve në krye. Nga klubi do të largohen edhe Zigor Aranalde, Mikel Antia dhe Juan Solla, të cilët iu bashkuan Gracias”.

“Katër ndeshjet e mbetura të sezonit do të mbikëqyren nga trajneri me përvojë Sam Allardyce”, thuhet në njoftimin e klubit anglez.

Ndryshe, Allardyce ka menaxhuar mbi 500 ndeshje në Ligën Premier në një karrierë menaxheriale që zgjat 29 vjet dhe ai sjell një pasuri të njohurive në luftën për mbijetesë, pasi ka udhëhequr një numër të klubeve të tij të mëparshme drejt  sigurimit të mbijetesës.

Përvoja e tij e parë në ligën e parë erdhi me Bolton Wanderers, të cilin ai do ta drejtonte drejt kualifikimit në Evropë për herë të parë në historinë e klubit.

Pas kësaj, ai vazhdoi të drejtojë Newcastle United, Blackburn Rovers dhe West Ham United, duke fituar promovimin në Ligën Premier në sezonin e tij të parë me Çekanët.

Gjatë dekadës së fundit ai ka ndihmuar me sukses Sunderland, Crystal Palace dhe Everton të shmangin rënien nga Liga Premier gjatë periudhave afatshkurtra.

Ndeshja e tij e parë në krye të Leedsit do të jetë udhëtimi i së shtunës në Ligën Premier ndaj Manchester Cityt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori