LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Kosova mëson kundërshtarët për Botërorin “Rusia 2018”

Zyrtare: Kosova mëson kundërshtarët për Botërorin “Rusia 2018”

Federata Evropiane e Futbollit ka vendosur rreth fatit të përfaqësueses së Kosovës për eliminatoret e botërorit “Russia 2018”.

Kosova do të jetë pjesë e grupit I gjatë kualifikimeve për botërorin e vitit 2018.


Pra, Kosova do të bëj pjesë në grupin ku bën pjesë Kroacia, Islanda, Ukraina, Turqia dhe Finlanda.

Me këtë të fundit, Kosova pritet të luajë edhe ndeshjen e parë të eliminatorëve për botërorin.

Kujtojmë se muaj më parë Federata e Futbollit të Kosovës është pranuar me të drejta të plota në FIFA dhe UEFA.

Vlen të ceket se ditë më parë përfaqësuesja e Kosovës triumfoi kundër Ishujve Faroe me rezultat 2:0, duke shënuar fitoren e parë pas pranimit me të drejta të plota në federatat ndërkombëtare të futbollit. /Telegrafi/