LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare, Kosova bëhet me kod telefonik +383

Zyrtare, Kosova bëhet me kod telefonik +383

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, njofton se sot shteti i Kosovës u bë me kod telefonik ndërkombëtarë 383 të cilën ITU ia alokoi edhe zyrtarisht.

Po ashtu, bëjmë me dije opinionin se ITU në pajtim me marrëveshjen e telekomit ka publikuar kodin telefonik për Kosovën. Ky lajm përbën një të arritur historike për fushën e telekomit dhe fuqizon subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.


Ministrja Tahiri dhe grupi punues: Kreshnik Gashi, koordinator profesional për telekomin dhe kryetar i bordit të ARKEP, Gazmir Raci, koordinator politik për telekomin dhe këshilltar i ministres Tahiri, Ilir Imeri, drejtor i departamentit për menaxhimin e frekuencave në ARKEP, Rexhë Gjonbalaj, kryetar i bordit të Telekomit të Kosovës, Mehdi Latifaj, drejt teknik i Telekomit të Kosovës dhe Zana Bejta nga IPKO, i urojnë të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë të arritur. /Telegrafi/