LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: KF Prishtina vazhdon me spastrime, largon nga skuadra tre futbollistë të njohur (Foto)

Zyrtare: KF Prishtina vazhdon me spastrime, largon nga skuadra tre futbollistë të njohur (Foto)

Klubi kryeqytetas, Prishtina ka filluar me spastrime nga skuadra, ku ka larguar tre futbollistë të njohur që kanë mbajtur veshur që një kohë të gjatë fanellën e Prishtinës, ndërsa dy nga ta janë dal nga akademia e klubit.

Eliminimi nga raundi i parë i ndeshjeve para-kualifikuese për Ligën e Evropës ndaj Norrkopingut ka bërë që Prishtina të reagoj.


Reagimi i parë erdhi para disa ditëve kur vendosën të ndahen me mbrojtësin e njohur Liridon Leci, ndërsa tani trajneri Arsim Thaçi ka konfirmuar se janë ndarë edhe me disa futbollistë tjerë.

Ekskluzive: Katër trajnerë ndërkombëtarë në garë për stolin e FC Prishtinës (Foto)
Lexo po ashtu Ekskluzive: Katër trajnerë ndërkombëtarë në garë për stolin e FC Prishtinës (Foto)

“Deri tani janë larguan disa lojtarë, si me kontrata po ashtu edhe pa kontrata. Këto nuk janë largime klasike, sepse të gjithë janë futbollistë të mirë, por me prurjet e reja cilësore në skuadër do të ishte e padenjë për shumicën nga ta të qëndrojnë në stol”, ka thënë fillimisht trajneri Arsim Thaçi.

“Po ashtu, për futbollistët që kanë kontrata mund të huazohen dhe të mbesin ende futbollistë të Prishtinës, por të qëndrojnë në skuadër dhe mos të kenë mundësi të luajnë do të ishte stagnim i madh për ta dhe këtë nuk ua dëshiroj”.

Liridon Leci ndahet me Prishtinën
Lexo po ashtu Liridon Leci ndahet me Prishtinën

“Po ashtu, asgjë e sigurt nuk është as me futbollistët e mbetur, sepse deri në përfundim të afatit kalimtar dhe varësisht nga performanca e tyre në seanca stërvitore do të ketë edhe largime tjera të cilat do të zëvendësohen me futbollistë cilësor, kryesisht nga jashtë vendit”.

Sulmuesi Shend Kelmendi

“Është momenti të mendojmë për ndeshje ndërkombëtare dhe për to jemi bindur që duhen lojtarë cilësor që mund të bartin barrën në garat evropiane. Pra, te Prishtina do të ketë prurje që do të rrisin nivelin dhe cilësinë e futbollit të Kosovës”.

“Unë dhe FC Prishtina i falënderoj për bashkëpunim dhe për kontributin të gjithë futbollistët që s’do të jenë më pjesë e Prishtinës”, ka mbyllur kryetrajneri i Prishtinës.

Mesfushori Endrit Krasniqi

Portali Telegrafi mëson se lojtarët e larguar janë Shend Kelmendi, Endrit Krasniqi dhe Gentrit Begolli, ndërsa ky i fundit largimin e ka zyrtarizuar me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Gentrit Begolli

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori