LAJMI I FUNDIT:

Ekskluzive: Katër trajnerë ndërkombëtarë në garë për stolin e FC Prishtinës (Foto)

Ekskluzive: Katër trajnerë ndërkombëtarë në garë për stolin e FC Prishtinës (Foto)

Dy kroat, një boshnjak dhe një malazez – të gjithë emra të njohur në vendet e tyre janë pjesë e listës së ngushtë të drejtuesve të klubit më të trofeshëm kosovar, Prishtinës, për të marr drejtim e skuadrës.

Edhe pse FC Prishtina ka kryetrajner, Telegrafi mëson se për pozitën e udhëheqësit të ekipit më të trofeshëm në vend mësohet se janë katër trajnerë ndërkombëtar. Dy kroat, një boshnjak dhe një malazez, të gjithë këta emra të njohur në vendet e tyre.


Asanovic sa ishte në pozitën e drejtorit sportiv të Dunajska Streda

Më i njohuri padyshim është ish-futbollisti fitues i medaljes së bronztë në kampionatin botëror “Franca ’98” me Kroacinë, Aljosa Asanovic. Asi kroat ka qenë ndihmëstrajner i Kombëtares së Kroacisë (2006-2012) si dhe i Lokomotivës së Moskës (2012-13), kurse së fundi ka qenë drejtor teknik i skuadrës hungareze nga Sllovakia, Dunajska Streda, shkruan Telegrafi.

Asanovic sa ishte pjesë e kombëtares së Kroacisë si futbollist

Pastaj, në listë pas Asanovicit vije ish-trajneri i Shkëndijës së Tetovës, boshnjaku Bruno Akrapovic.

Akrapovic sa ishte si trajneri i Shkëndijës nga Tetova

Në listën e klubit kryeqytetas është edhe malazezi ‘Miki’ Miodrag Vukotic, trajner ky që në edicionin e sapo përfunduar ka shpallur pas shumë vitesh kampion të Malit të Zi, skuadrën më të njohur të këtij vendi, Buduçnost. Ish-futbollisti i Milanit të Italisë i huazuar në Empoli, ka udhëhequr edhe skuadrën e dytë nga Podgorica, Mladost.

Vukotic, trajneri që shpalli kampion pas disa viteve Buducnostin në Mal të Zi

I fundit në listë është kroati, Branko Karacic, ish-futbollist i Hajdukut të Splitit dhe shumë skuadrave evropiane i cili poashtu ka udhëhequr shumë skuadra boshnjake e kroate duke filluar nga NK Zagreb, Osijek, Slaven Belupo, Cibalia, Shibenik dhe dy skuadrat e njohura kroate të Bosnjë e Hercegovinës, Shiroki Brijeg dhe kampionët e shumëfishtë, Zrinjski. /Telegrafi/

Karacic ka drejtuar shumë skuadra të njohura kroate

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori