LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Golden Eagle Ylli shkarkon Arben Krasniqin

Zyrtare: Golden Eagle Ylli shkarkon Arben Krasniqin

KB Golden Eagle Ylli me anë të një komunikate për media ka njoftuar për shkarkimin e trajnerit Arben Krasniqi.

Siç thuhet në këtë njoftim, Krasniqi është shkarkuar me shumicë të votave nga kryesia e klubit suharekas.


Në këtë komunikatë përmenden dy humbjet e fundit nga Ponte Prizreni dhe Rahoveci si arsye për rivlerësim të situatës.

Kështu përfundon aventura e Krasniqit, i cili është trajneri më i suksesshëm në histori të basketbollit kosovar, por që asnjëherë nuk i përmbushi pritjet në Suharekë.


Komunikata e plotë e Yllit:

Komunikatë nga Golden Eagle YLLI

Kryesia e klubit gjatë javës së fundit është mbledhur disa herë për të diskutuar situatën në klub.

Përkundër kushteve të mira dhe stabilitetit financiar që ka pasur klubi në këtë fillim-sezonë, dy humbjet e fundit kanë ndikur që të rishikojmë pozitat në klub.

Pas një diskutimi të gjatë, kryesia e klubit ka vendosur në shumicë që të ndërpresë marrëdhniet me kryetrajnerin e deritashëm Arben Krasniqi.

Kryesia e klubit është mirënjohëse për punën e Krasniqit në krye të klubit dhe korrektësinë e tij.

Tash për tash klubi është në negociata për të sjellë një trajner të ri në krye të ekipit tonë, së shpejti.