Liria po vazhdon me përforcime të lojtarëve për sezonin e ri.

Kontingjentit të lojtarëve të ardhur nga Shqipëria iu shtua edhe Elton Basriu.

Qendërmbrojtësi me përvojë vjen nga Kamza, skuadër që këtë vit u ngjit në superior.

Ai, ka bërë karrierë edhe me Elbasanin, Bylisin, Fierin dhe në Serie D të Italisë.

“Jam i lumtur për arritjen e marrëveshjes.Pres të ambientohem dhe të jap më të mirën’, ka thënë mbrojtësi korpulent, që të mërkuren ishte nën urdhërat e trajnerëve: Bledi Shkëmbi e Iris Selimi.

Në kampin ‘bardhezi”, pohojnë se me këtë edhe janë përmbyllur mungesat në repartin e mbrojtjes. /Telegrafi/