LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Drita rinovon me Faton Malokun

Zyrtare: Drita rinovon me Faton Malokun
Foto: FC Drita/Facebook

Drita ka njoftuar se ka rinovuar kontratën me portierin e tyre, Faton Malokun.

Gardiani ka arritur të bind bordin e klubit dhe trajnerin se e meriton që të ketë një marrëveshje të.


Maloku ka nënshkruar kontratë trevjeçare me mundësi vazhdimi me klubin gjilanas.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë (pa ndërhyrje) të Dritës:

Porta në duar të sigurta

Portieri ynë Faton Maloku do vazhdojë të jetë portier i klubit tonë andaj porta e jonë do të jetë në duar të sigurta.

Drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi pas një takimi të shkurt me Malokun, ka arritur marremëveshje e cila e siguron porten tonë edhe për tre vitet e ardhshme me mundësi vazhdimi!

Maloku u bashkua me klubin tonë dy vite më parë nga ekipi i Kukësit për tu shpallur kampion me klubin tonë dhe për të shkruar histori në garat europiane andaj projektet e klubit vazhdojnë që nga porta e Fatonit.

“Edhe pse kontrata ime kishte përfunduar, asnjeherë nuk e kam menduar largimin sepse e dija sakt që nuk do gjejë më mirë se ketu. Me thanë të drejtën edhe pse kisha shumë oferta, as nuk i kam dëgjuar e as nuk jamë takuar me asnjë klub sepse DRITA ka bërë shumë për mua andaj unë duhet të bëjë ende shumë për klubin!

Vetëm ata që kanë qenë dhe që janë pjesë e klubit e din se sa shumë profesional është ky klub andaj vetem nëse kisha menduar që të largohem do të ishte gabim i madhë.

E falemderojë staffin dhe gjithë kryesinë për besimin ndaj meje, dhe tani më mbetet puna dhe përkushtimi drejt arritjes së qëllimeve tona të përbashkëta”. /Telegrafi/