LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Drenica me goditje të dyfishtë, nënshkruan me Turkun dhe Musën

Zyrtare: Drenica me goditje të dyfishtë, nënshkruan me Turkun dhe Musën

Drenica ka zyrtarizuar dy përforcimet e radhës për pjesën pranverore të kampionatit, ku klubit nga “Bajram Aliu” iu janë bashkuar Edmond Turku dhe Muharrem Musa.

Dyshja kanë pasur paraqitje sezonin vjeshtor në Superligë me klube si Ballkani dhe respektivisht Dukagjini.


“Qendërmbrojtësi i njohur, Edmond Turku, do të jetë përforcimi i radhës i ekipit tonë. Ky përforcim mbyll hapësirat boshe në qendër të mbrojtjes dhe futbollisti i spikatur ishte kërkese edhe e trajnerit Sejdiu”.

“Turku ka firmosur kontratë deri në fund të këtij edicioni të garave, me mundësi të vazhdimit pas stinorit pranveror. Ai njihet si një mbrojtës tejet luftarak dhe me përvoje”.

“Ndërkohë, klubi njofton edhe për rikthimin e futbollistit vendor, Muharrem Musa. Mbrojtësi anësor është rikthyer në skuadër për pjesën e mbetur të kampionatit”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit nga Skenderaj.

Klubi kuqezi ka zgjedhur për trajner Gani Sejdiun disa javë më parë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Liga e Kampionëve
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori