Watford e ka kompletuar blerjen e Gerard Deulofeu nga Barcelona me kontratë për pesë vite.   

Të dy klubet e kanë konfirmuar se është arritur marrëveshje për 13 milionë euro me ish-lojtarin e Evertonit dhe Sevillas,

Në kontratën e re parashihen edhe 3 milionë euro bonuse.

Deulofeu e kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në huazim në Watford, duke bërë shtatë paraqitje në Ligën Premier  dhe duke shënuar një gol, kundër Chelseat.

Produkti i të rinjve të Barcelonës kaloi në huazim në Everton në sezonin 2013/2014.

Pas 18 muajve të kaluar në Everton, Deulofeu përfundoi sezonin 2016-17 në huazim  me AC Milan.

Ai u kthye në Barcelonë verën e kaluar kur katalanasit aktivizuan një klauzolë blerjeje.

Megjithatë, ai shënoi vetëm dy herë në 17 paraqitje për katalanasit dhe u largua drejt Watford, ku menaxhohej  nga ish drejtuesi i Malagës, Javi Gracia. /Telegrafi/