LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Brahimi transferohet te Panioniosi (Foto)

Zyrtare: Brahimi transferohet te Panioniosi (Foto)

Mesfushori kosovar, Mërgim Brahimi është zyrtarizuar si përforcimi më i ri i skuadrës greke, Panionios.

Brahimi ka vendosur ta lë kampionatin zviceran apo më saktë skuadrën e Grasshoppersit për të kaluar te Panioniosi në Greqi.


Zyrtarizimi i Përfaqësuesit të Kosovës është bërë publik nga vet faqja zyrtare e klubit grek, ndërsa detajet tjera nuk janë treguar.

Erdhi për Kosovën, por FIFA nuk e lejoi, Brahimi: Forca Kosova
Lexo po ashtu Erdhi për Kosovën, por FIFA nuk e lejoi, Brahimi: Forca Kosova

“Panionios konfirmon fillimin e bashkëpunimit me futbollistin Mërgim Brahimi”.

“Përfaqësuesi i Kosovës ka nënshkruar gjatë të dielës kontratë dhe do ta bartë numrin 9 në fanellë”, thuhet në faqen zyrtare Panioniosit.

Brahimi tek klubi i ri, Panionios (Foto:Panionios)

Me transferimin në Greqi është shprehur edhe vet 25-vjeçari nga Istogu, i cili ka thënë se ndihet i lumtur dhe mezi pret të fillojë të luaj.

“Jam shumë i lumtur me transferimin tim te Panionios. Shpresoj të filloj punën më shpejt me ekipin tim të ri, trajnerin dhe shokët e ekipit tim. Besoj do të kemi një vit të shkëlqyer”, ka thënë fillimisht Brahimi.

Brahimi në objektet e klubit (Foto:Panionios)

“Më pëlqeu shumë performanca e ekipit në lojë me Apollon Smyrnis dhe sidomos në pjesën e dytë pashë se Panionios u përpoq të luante futboll dhe të fitonte ndeshjen”.

Brahimi duke nënshkruar kontratën me klubin grek (Foto:Panionios)

“Unë gjithashtu pashë tifozët tanë dhe më pëlqyen që ata e mbështetën grupin me pasion. Dua t’i falënderoj ata për mesazhet që më kanë dërguar dhe u premtoj atyre se do të bëj gjithçka për t’i mundësuar ekipit të arrijë qëllimet e tij”, përfundoi djaloshi nga Istogu.

Ndryshe, Brahimi karrierë bëri edhe tek disa skuadra tjera zvicerane si FC Aarau dhe Wohlen. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori