LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Angelino i Manchester Cityt kalon te RB Leipzig

Zyrtare: Angelino i Manchester Cityt kalon te RB Leipzig

Rasenball Sport Leipzig ka konfirmuar se e ka transferuar Angelinon nga Manchester City.

Skuadra gjermane bëri të ditur se i kanë marrë shërbimet e lojtarit në formë huazimi nga Citizens.


Angelino nuk kishte shumë hapësirë te skuadra angleze dhe Pep Guardiola vendosi që ai të kalonte te klubi nga Bundesliga.

‘Die Roten Bullen’ e prezantuan zyrtarisht lojtarin që do të qëndrojë me ta deri në fund të këtij sezoni.

Mbrojtësi ishte transferuar në verën e kaluar te Manchester City nga PSV Eindhoven. /Telegrafi/