LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Albi Doka nënshkruan me Honved

Zyrtare: Albi Doka nënshkruan me Honved

Mbrojtësi shqiptar, Albi Doka është prezantuar sot si lojtari më i ri dhe përforcimi i katërt i Budapest Honved.

Hovend që ka fituar 14 tituj kombëtarë dhe 8 Kupave të Hungarisë, ka arritur marrëveshjen me klubin kroat Gorica për huazimin e Dokës deri në fund të sezonit.


“Kemi përforcuar linjën e djathtë me një mbrojtës të shpejtë, teknik dhe që i pëlqen të ndihmojë skuadrën në sulm me dinamizmin e tij”, u shpreh Gabor Kun, CEO i Honved.

24-vjeçari nga Tirana, i cili ka veshur shtatë herë fanellën e kombëtares shqiptare dhe shënoi një gol në 40 ndeshje me Gorica në Kroaci, nuk e fshehu gëzimin e tij për këtë hap të radhës në karrierën e tij.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Honved është një klub i rëndësishëm me histori të madhe. Ardhja këtu është një hap përpara dhe një mundësi e mirë për t’u përmirësuar”.

“Jam gati për këtë sfidë, jam në formë të mirë dhe mezi po pres t’i bashkohem shokëve të rinj në stërvitje. Kam besim se së bashku do të arrijmë rezultatet më të mira të mundshme”, deklaroi Doka. /Telegrafi/