LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Adnan Januzaj transferohet te Basaksehir

Zyrtare: Adnan Januzaj transferohet te Basaksehir

Ylli shqiptar, Adnan Januzaj ka kompletuar huazimin e tij nga Sevilla te Istanbul Basaksehir.

Januzaj kishte mundësi të pakta te Sevilla në gjysmën e parë të sezonit 2022/23 të Sevilla dhe vendosi ta ndryshoj skuadrën.


Reprezentuesi belg ka ndryshuar rrënjësisht ambient duke u transferuar në Superligën e Turqisë te Basaksehir.

Është vet skuadra turke që ka njoftuar zyrtarisht huazimin e djaloshit me prejardhje nga Istogu.

“Klubi ynë ka nënshkruar së fundmi një marrëveshje huazimi me Adnan Januzaj, i cili ka luajtur në Sevilla, një nga skuadrat spanjolle të La Ligës, deri në fund të sezonit 2022-2023”.

“I urojmë mirëseardhjen në familjen tonë Adnan Januzajt dhe i urojmë suksese me fanellën tonë ngjyrë portokalli-blu e errët”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Basaksehir është në pozitën e tretë pas 21 xhirove të zhvilluara në Superligën e Turqisë dhe momentalisht është në pozitën që e dërgon në Ligën e Evropës. /Telegrafi/