LAJMI I FUNDIT:

Zyba: Kemi kualitet, ta tregojmë në fushë edhe ndaj Zvicrës

Zyba: Kemi kualitet, ta tregojmë në fushë edhe ndaj Zvicrës

Përfaqësuesja e Kosovës pas fitores së realizuar kundër Izraelit u është rikthyer stërvitjeve për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjen kundër Zvicrës, që zhvillohet më 18 nëntor në Bazel.

Kosovës në grumbullim iu kanë bashkuar edhe Florent Hadërgjonaj dhe Mërgim Vojvoda, të cilët munguan në ndeshjen e parë, derisa në stërvitje ka munguar Vedat Muriqi, i cili është lënduar në pjesën e dytë kundër Izraelit dhe tashmë pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se do t’i humbasë dy ndeshjet e fundit të kësaj fushate kualifikuese.


Atmosfera tek kampi i Dardanëve është shumë e mirë, teksa si zakonisht përkushtimi në stërvitje është maksimal. Në seancën e sotme përzgjedhësi Gliha dhe ndihmësit e tij kanë punuar me lojtarët kryesisht në aspektin tekniko-taktik, duke ndërtuar kësisoj strategjinë e lojës për duelin me helvetikët.

Pas stërvitjes opinionin e tij rreth paraqitjes kundër Izraelit dhe pritshmërive të tij për duelin e radhës ndaj Zvicrës e dha Qëndrim Zyba.

Zyba u shpreh optimist se fitorja kundër Izraelit do të ndikojë që edhe në duelin e radhës të tregojnë lojë të mirë dhe të marrin rezultat pozitiv.

“Është mirë që ne kemi fituar kundër Izraelit dhe kjo është shumë e rëndësishme, por edhe ne si futbollistë të Superligës kemi bërë paraqitje të mirë. Shpresoj që të qëndrojmë me këmbë në tokë, të japim maksimumin në çdo ndeshje dhe të rritemi gradualisht”, ka thënë fillimisht Zyba.

Tutje, ai tha se e vlerësojnë maksimalisht përballjen ndaj Zvicrës dhe se do të mundohen të japin maksimumin për të marrë një rezultat pozitiv.

“Përballja me Zvicrën? Patjetër që ne do të japim gjithçka nga vetja sepse çdo ndeshje e vlerësojmë maksimalisht. Padyshim se Zvicra është një kundërshtar shumë i fortë, por ne mendojmë të japim maksimumin dhe pse jo të mos marrim rezultat pozitiv. Mendoj se kemi kualitet brenda grupit dhe kemi një atmosferë fantastike, prandaj pse të mos shpresojmë në rezultat pozitiv, kur i kemi mundësitë për ta arritur një gjë të tillë”, është shprehur ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori