Emri që befasoi shumë kë në listën e Edi Rejas te Shqipëria, ishte ai i të riut, Adrian Bajrami, i cili momentalisht është pjesë e Benfica U23.
Ai më parë kishte luajtur me grupmoshat e Zvicrës, ndërsa pas tubimit tregoi pse pikërisht zgjodhi Shqipërinë.
“Në fund të fundit, unë jam shqiptar. Jam lindur dhe rritur në Zvicër dhe kam kaluar shumë vite në futbollin zviceran. Por tani jam në ekipin e të rinjve të Benficas dhe kam zgjedhur Shqipërinë. Sepse unë jam shqiptar”, deklaroi ai.
Federata Zvicerane e Futbollit kishte shpresuar të ndryshonte mendjen e ish-futbollistit të Young Boys, duke thënë se janë në kontakt të vazhdueshëm me lojtarin.
Te Zvicra shpresojnë që edhe pas këtyre dy ndeshjeve, ata do të mund ta rikthenin Bajramin, pasi që përballjet me Spanjën dhe Gjeorgjinë nuk janë garuese, vetëm miqësore.
Por duket se lojtari i ka idetë e qarta dhe e ardhmja e tij do të jetë kuqezi.
Bajrami ka si model Gjimshitin
Një tjetër tregues se Bajrami e donte Shqipërisë është se kur u pyet se kë e ka model, ai zgjodhi një mbrojtës kuqezi.
“Modeli im është Berat Gjimshiti, por edhe të tjerët janë super të mirë. Sigurisht që mund të mësoj shumë prej tyre”.
“Lojtarët që luajnë apo kanë luajtur në Zvicër, si Ermir Lenjani dhe Berat Gjimshiti, më prezantuan me ekipin, gjë që më lehtësoi shumë gjëra”.
“Jam në formë. Kam luajtur për Benfican, jam kapiten i ekipit tim. Jam gati, deklaroi ai i emocionuar për debutimin që mund ta ketë këto ditë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=FPZhcs2kKw8&t=2s&ab_channel=FederataShqiptareeFutbollit
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Publikohet detaji interesant nga kontrata e Modricit me Real Madridin
Në vitin 2017 punonte në ndërtimtari, ndërsa tani ftohet nga Kroacia për në Euro 2024: Kush është Marco Pasalic
Sa do të fitojë Arne Slot nga ‘mega kontrata’ me Liverpoolin në krahasim me Jurgen Klopp
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251