LAJMI I FUNDIT:

Zvicra ia kishte ndaluar festimin me shqiponjë katër vite më parë, por Xhaka dhe Shaqiri thyen të gjitha rregullat

Zvicra ia kishte ndaluar festimin me shqiponjë katër vite më parë, por Xhaka dhe Shaqiri thyen të gjitha rregullat
Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri (Foto: Getty Images)

Futbollistët shqiptarë që luajnë në Përfaqësuese të huaja e kishin në modë të festonin me shqiponje.

Si me klube të tyre ashtu edhe me Përfaqësuese, thuajse sa herë që shënonin lojtarët tanë festonin duke bërë me duar shqiponjën.


Por në nëntor të vitit 2014, Federata Zvicerane e Futbollit kishte marrë një vendim për t’ia ndaluar këtë festë lojtarëve shqiptarë që luanin për të gjitha grupmoshat e Përfaqësueses.

Futbollistët në Përfaqësuesen e Zvicrës kishin mbajtur një trajnim për sjelljen respektivisht perceptimin dhe ndikimin e tyre.

Festa e Granit Xhakes pas golit të parë. (Getty Images)

Po ashtu futbollistët morën edhe këshilla se si duhet të sillen edhe nëpër rrjete sociale.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Zvicrës, Marco Von Ah, kishte thënë se këto festime mund të jenë problematike dhe në atë kohë me vendimin e kryetarit u pajtuan edhe tifozët zviceran.

Por, në ndeshjen e Kampionatit Botëror ndaj Serbisë, dy yje nga Kosova shkëlqyen më shumë se të gjithë në Kalinigrad.

Me shqiponjën dy krenare festoi edhe Xherdan Shaqiri. (Getty Images)

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri shënuan gola për t’i dhuruar Zvicrës një fitore me përmbysje 2-1 ndaj serbëve.

Xhaka e Shaqiri thyen edhe rregullat në Përfaqësuesen zvicerane, pasi festuan me shqiponjë.

Sigurisht që ata dy do të jenë të falur nga kryetari Marco Von Ah, pasi i dhanë tri pikë tejet të rëndësishme Zvicrës. /Telegrafi/

Stephan Lichtsteiner duke bërë me duar Shqiponjën pas golit të Shaqirit

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori