LAJMI I FUNDIT:

Zvicra është kampione e botës në jetëgjatësi – aktualisht ka pothuajse 2,000 njerëz që janë mbi 100 vjeç

Zvicra është kampione e botës në jetëgjatësi – aktualisht ka pothuajse 2,000 njerëz që janë mbi 100 vjeç

Në vitin 1990, 377 njëqindvjeçarë jetonin në Zvicër; dhjetë vjet më vonë numri ishte rritur në 787 dhe tani janë 1888, tre të katërtat e të cilëve janë gra.

Kështu shkruajnë mediat e huaja, sipas të cilave, “sipas renditjes së hartuar nga OECD, një djalë i lindur në këtë vend në vitin 2021 do të ketë jetëgjatësinë më të lartë të mundshme në 81,9 vjet, pak përpara islandezëve, norvegjezëve dhe japonezëve”.


Dhe kjo thuhet se është thënë nga sociologu Stéphane Cullati, studiues në Universitetin e Fribourg.

Ndërsa për një vajzë të lindur në vitin 2021, prognoza është “edhe shumë e favorshme”, sepse Zvicra është në vendin e katërt pas Japonisë, Koresë së Jugut dhe Spanjës me një jetëgjatësi mbi 85 vjet.

“Sipas disa vlerësimeve demografike, një në çdo dy fëmijë të lindur në Zvicër pas vitit 2000 do të bëhet njëqindvjeçar”, citohet të ketë thënë Daniela Jopp, një profesoreshë në Universitetin e Lozanës, e cila drejton studimin e parë kombëtar mbi njëqindvjeçarët.

Të jesh i moshuar është një gjë, të jesh i shëndetshëm është një tjetër.

Por, sipas Cullati, “një person që del në pension në moshën 65 vjeçare ka mesatarisht 15 deri në 20 vite shëndet të mirë përpara. Kjo është e konsiderueshme dhe na lejon të bëjmë planifikime”.

Megjithatë, një studim i fundit nga Cullati dhe Adrien Redmund ka treguar edhe një herë se shoqëria zvicerane nuk është e barabartë kur bëhet fjalë për jetëgjatësinë në shëndet të mirë.

Një pabarazi vazhdon dhe po rritet midis të diplomuarve dhe atyre që nuk kanë studiuar përtej shkollimit të detyrueshëm.

“Dallimi është domethënës, veçanërisht për meshkujt”, ka thënë Cullati. “Në vitin 1994 diferenca mes të dyve ishte 7.6 vjet. Tani, të diplomuarit do të jetojnë 8.8 vjet më gjatë me shëndet të mirë”.

Një shpjegim i mundshëm për këtë, sugjeron ai, është se njerëzit që kanë kaluar më shumë kohë në shkollë “janë më të vetëdijshëm për fushatat parandaluese, janë më të shqetësuar për shëndetin e tyre dhe konsultohen më rregullisht me mjekët”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

Botë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Kalo në kategori