LAJMI I FUNDIT:

Zvicër, plotë vende të lira pune në ndërtimtari

Zvicër, plotë vende të lira pune në ndërtimtari

Këtë vjeshtë, më shumë njerëz janë duke u kërkuar në sektorin e ndërtimit dhe në administratë në Zvicër. Edhe pse ofertat për punë kanë mbetur në nivelin e tremujorit të kaluar, në tremujorin e tretë megjithatë numri i vendeve të lira është rritur me 2 për qind.

Kjo është bërë publike nga indeksi i punës nga Adecco. Gjatë këtij viti 2016, indeksi ka qenë jashtëzakonisht i qëndrueshëm në nivel të lartë, në bazë të njoftimit, përcjell albinfo.ch. Indeksi i punës është 12 për qind më i lartë se vitin e kaluar.


Në vjeshtë kishte më shumë vende të lira, veçanërisht në sektorin e ndërtimit, e cila u rrit me më shumë se një të katërtën në krahasim me tremujorin e mëparshëm. Megjithatë, ofertat e punës janë zvogëluar me 14 për qind që nga fillimi i vitit.

Nga ana tjetër, numri i vendeve të lira të punës në administratë është në rritje. Vendet e lira u rritën me 6 për qind në krahasim me tremujorin e verës, në krahasim me vitin e kaluar kjo shifër u rrit në 25 për qind.

Indeksi “Market Job Adecco” është publikuar nga Adecco, një ndërmjetës personal, në bashkëpunim me Job Market Monitor (SSM) në Institutin e Sociologjisë të Universitetit të Cyrihut. /Telegrafi/