LAJMI I FUNDIT:

Zvërlevski mbështetet vetëm nga OBRM-PDUKM-ja, diskutimi për shkarkimin e tij vazhdon nesër

Zvërlevski mbështetet vetëm nga OBRM-PDUKM-ja, diskutimi për shkarkimin e tij vazhdon nesër

OBRM-PDUKM-ja mbeti e vetmja parti politike parlamentare që do ta mbrojë kryeprokurorin Marko Zvërlevski nga shkarkimi.

Më herët, Lëvizja Besa bëri të ditur se do të votojë ”për” shkarkimin e kryeprokurorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Përndryshe, shkarkimi i Zvërlevskit është duke e ndezur debatin në Kuvend. Deputetët e pozitës hoqën dorë nga diskutimi për këtë çështje, duke i bërë thirrje edhe opozitës që ta bëjnë të njëjtën gjë për të shkuar drejtpërdrejtë në votim.

Mirëpo, OBRM-PDUKM-ja nuk pajtohet pasi që kërkon që të shqyrtohet ndryshimet ligjore që kjo parti i propozon.

Nga 90 të paraqitur për diskutim, vetëm 15 prej tyre e mbaruan fjalë, pasi që pozita u tërhoq nga diskutimet, kurse OBRM-PDUKM-ja vazhdoi me strategjinë e ngjashme të replikave dhe kundërreplikave, siç vepronin më parë./Telegrafi/