LAJMI I FUNDIT:

Zuka mbështet Arbnor Morinën

Zuka mbështet Arbnor Morinën

Humbja ndaj Drenicës në Skenderaj dhe eliminimi nga Kupa e Kosovës nga Vushtria ndeshje që u zhvillua në Ferizaj, shumë tifoz të SC Gjilanit kanë quar pluhur duke kërkuar shkarkimin e trajnerit Arbnor Morina.

Por, vetë trajneri Morina për hir të futbollit dhe për të mirën e SC Gjilanit, ka kërkuar nga kryetari i SC Gjilanit dorëheqje në praninë e të gjithë stafit dhe futbollistëve, por kryetari Zuka një gjë të tillë as që ka dashur ta diskutojë.


“Trajneri Arbnor Morina është duke e kryer punën më së miri që është e mundur dhe jam shumë i kënaqur si me punën e tij, njëashtu edhe me personalitetin e tij, është një trajner i cili po mundohet që punën e tij ta kryej ashtu siç është më së miri ndërsa dy humbjet të cilat na kanë ardhur në fundjavë është krejt normale dhe bota nuk ka përfunduar këtu dhe as futbolli, duhet të mësohemi se edhe humbjet janë pjesë e futbollit”.

Kryetari i SC Gjilanit, Florim Zuka, ka edhe një porosi të veçantë për të gjithë ata të cilët e sulmojnë dhe kërkojnë shkarkimin e trajnerit Arbnor Morina apo mënyrave të ndryshme.

“Le ta kuptojnë të gjithë se të gjithë ata që e sulmojnë trajnerin Morina më kanë sulmuar mua personalisht ndërsa me Morinën do të vazhdojmë gjerë në fund të kampionatit, me gjasa shumë të mëdha që të vazhdojmë me të edhe në kampionatet e ardhshme”, ka theksuar njeriu i parë i SC Gjilanit, Florim Zuka për Rajoni Press.

Janë të pakët trajnerët Kosovar që punën e tyre mund ta përfundojnë në një klub për një kampionat, por trajneri Morina tani e dy vite është pjesë e SC Gjilanit, ndërsa në shumë skuadra të Kosovës kudo që ishte trajner së paku ishte për dy kampionate përafërsisht.

Një gjë të tillë e kishte bërë tek Besa, Drita, Hysi, Prishtina dhe tek Përfaqësuesja e Kosovës U21 e në disa skuadra tjera.

Gjilani pas 21 javëve pozicionohet në pozitën e 7-të me 7 fitore, 11 barazime e tri humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori