LAJMI I FUNDIT:

Zotimet e Shpend Ahmetit për lagjen “Mati 1”

Zotimet e Shpend Ahmetit për lagjen “Mati 1”

Në tubimin në lagjen Mati 1, përveç kandidatit të VV-së për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmetit, të pranishëm ishin edhe kryetari i VV-së, Visar Ymeri, nënkryetari Dardan Sejdiu, si dhe deputeti Albin Kurti.

Kryetari i VV-së tha se janë me fat të jetojnë në një komunë të qeverisur nga Vetëvendosje.


“Është detyrë e jona që edhe këto ditë të angazhohemi maksimalisht për ta konfirmuar qeverisjes e Lëvizjes në Prishtinë. Prishtina ishte bartëse e ndryshimi, dhe tani ky shembull po ndiqet edhe nga komunat e tjera”, tha Ymeri.

Deputeti Albin Kurti theksoi se punët e mira në Prishtinë do të vazhdojnë dhe do të rriten, përkitazi me rritjen e numrit të zotimeve. “Shpendi e ka mbajtur fjalën. Ai nuk na ka zhgënjyer deri më tash, prandaj ne do t’i besojmë atij sërish. Ai prapë ka për t’i mbajtur premtimet e veta, 100%. Por, tash është koha që Prishtina ta mbajë Shpendin”, u shpreh Kurti.

Nënkryetari i VETËVENDOSJE! Dardan Sejdiu foli për rezultatet e arritura nga qeverisja jonë në Komunë.

“Në të njëjtën formë do të vazhdojmë edhe në mandatin e radhës. 100 zotimet tona të ndara në 10 fusha, kanë buruar nga takimet tona të përditshme me qytetarë. Ato zotime do të realizohen nga ne, bashkë me krahun që e kemi tash në Kuvend Komunal”, tha Sejdiu.

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, para banorëve të lagjes Mati 1 paraqiti zotimet tona për mandatin e radhës.

“Do ta ndërtojmë rrugën A, që do ta lehtësojë dukshëm trafikun në këtë pjesë; Do të ndërtohet shkolla dhe çerdhja e re; Do të ndërtohet fusha sportive në oborrin e shkollës ‘Pavarësia’. Do të bëhet rregullimi i rrugicave pranë rrugës ‘Muharrem Fejza’; Do të zgjerohet rrjeti i ndriçimit publik; Do të vendosen shportat e mbeturinave nëpër rrugicat ku mungojnë; si dhe do të ndërtohet parku rekreativ tek ish-TMK”, premtoi Ahmeti.

Në trend

Më shumë
Nuk u lejua të futej në lojë për dy minuta, Messi gjen një kamerë anësore dhe shpërthen ndaj MLS-së

Nuk u lejua të futej në lojë për dy minuta, Messi gjen një kamerë anësore dhe shpërthen ndaj MLS-së

Ndërkombëtare
Nemo i Zvicrës thyen trofeun e Eurovizionit, vetëm pak minuta pasi u kurorëzua fitues

Nemo i Zvicrës thyen trofeun e Eurovizionit, vetëm pak minuta pasi u kurorëzua fitues

Magazina
Quni: Sulmi terrorist i Banjskës mund të përsëritet

Quni: Sulmi terrorist i Banjskës mund të përsëritet

Lajme
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Fansat e Eurovizionit të tronditur: Këngëtari finlandez shfaqet duke performuar lakuriq nga beli e poshtë

Fansat e Eurovizionit të tronditur: Këngëtari finlandez shfaqet duke performuar lakuriq nga beli e poshtë

Magazina
Kalo në kategori