LAJMI I FUNDIT:

Zonja e Parë e Ukrainës thotë se marrëdhënia e saj me Zelenskyn është ‘në pauzë’, pasi nuk mund të shihen për shkak të luftës

Zonja e Parë e Ukrainës thotë se marrëdhënia e saj me Zelenskyn është ‘në pauzë’, pasi nuk mund të shihen për shkak të luftës
Foto: Getty Images

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelensky, ka thënë se marrëdhënia e saj me Zelenskyn është ‘në pauzë’ pasi ata nuk mund ta shohin njëri-tjetrin për periudha të gjata për shkak të luftës.

Ajo tha për CNN se raporti me bashkëshortin, presidentin Volodymyr Zelensky, ishte ‘në pauzë’ pasi atyre u ndalohej të takoheshin marrë parasysh gjendjen me luftë.


Në një intervistë të transmetuar të martën, Olena Zelenska i tha Christiane Amanpour të CNN se nuk i lejohet të shohë Zelenskyn shumë shpesh dhe kur e bën, është vetëm për një periudhë të shkurtër kohe.

“Por të paktën unë mund ta ndjej fizikisht pranë meje”, tha Zelenska për CNN.

“Kjo nuk është normale. Nuk është një marrëdhënie normale kur fëmijët nuk mund ta shohin babanë e tyre dhe duhet të flasin me të në telefon. Kështu që marrëdhënia jonë është në pauzë ashtu siç është për të gjithë ukrainasit”, tha ajo.

“Djali pyet vazhdimisht për të atin”, Zonja e Parë e Ukrainës flet mes lotësh: Mos u mësoni me dhimbjen tonë
Lexo po ashtu “Djali pyet vazhdimisht për të atin”, Zonja e Parë e Ukrainës flet mes lotësh: Mos u mësoni me dhimbjen tonë

“Ne … presim të bashkohemi, të jemi sërish bashkë, të kalojmë mbrëmjet së bashku, të flasim me fëmijët për gjërat e tyre”.

Si Zelenskyy ashtu edhe gruaja e tij kanë refuzuar të largohen nga Ukraina që kur Rusia nisi pushtimin më 24 shkurt.

Foto: Screenshot/YouTube

Në dy muajt e parë të luftës, nuk janë takuar fare. Zelensky jetonte në zyrën e tij së bashku me stafin, ndërsa Zelenska dhe dy fëmijët e tyre, 17 dhe 9 vjeç, mbaheshin në një vend sekret.

Në intervistën e saj për CNN, Zelenska tha gjithashtu se lufta në vazhdim, e cila është larguar nga Kievi dhe është intensifikuar në rajonin lindor të Donbasit, kishte shkaktuar një dëm të madh në vend dhe se ajo aktualisht “nuk mund ta shohë fundin e vuajtjeve të tyre”.

Foto: Arkiv

“Është shumë e vështirë të mbash për pesë muaj”, tha Zelenska. “Ne duhet të grumbullojmë forcën tonë, duhet të kursejmë energjinë tonë”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Holanda përjashtohet nga finalja e

Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"

Magazina
Ishte duke dhënë intervistë kur u afrua Lumbardhi, Kaderi kthen kokën dhe injoron tërësisht ish-të dashurin e saj nga BBVK

Ishte duke dhënë intervistë kur u afrua Lumbardhi, Kaderi kthen kokën dhe injoron tërësisht ish-të dashurin e saj nga BBVK

Magazina
Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Magazina
Oriola Marashi duket e mrekullueshme në fotosesionin për “Guess Kosovo”

Oriola Marashi duket e mrekullueshme në fotosesionin për “Guess Kosovo”

Magazina
Nis nata finale e

Nis nata finale e "Eurovision 2024" - lista e 35 shteteve pjesëmarrëse dhe renditja e tyre

Magazina
Gresa Hoti publikon fotografi të mrekullueshme në bikini, nga pushimet në Ibiza

Gresa Hoti publikon fotografi të mrekullueshme në bikini, nga pushimet në Ibiza

Magazina
Kalo në kategori