LAJMI I FUNDIT:

Zonat turistike në Maqedoni nuk kanë dhënë frytet e pritura

Zonat turistike në Maqedoni nuk kanë dhënë frytet e pritura

Në asnjë nga nëntë zonat turistike të vendit nuk është ndërtuar ndonjë objekt, edhepse çmimi i parcelës është një euri për metër katror, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Edhe Ligji i miratuar për zonat turistike nuk dha ndonjë efekt, edhepse u soll për investimet e premtuara të indianit, Subrata Roj, në rajonin e Ohrit.


Prandaj, LSDM kërkon ndryshime në Ligjin për zonat turistike, duke kërkuar ashpërsimin e kushteve dhe obligimeve të investuesve të cilët kanë fituar leje dhe mbështetje shtetërore, por nuk kanë nisur asnjë ndërtim. Gjithashtu, kjo parti propozon që të merren masa ndëshkuese për ata që nuk e respektojnë marrëveshjen./Telegrafi/