LAJMI I FUNDIT:

Zoe Saldana reagon ndaj publikimi të fotografive, ku shfaqet një femër e zhveshur dhe thuhet se është ajo

Zoe Saldana reagon ndaj publikimi të fotografive, ku shfaqet një femër e zhveshur dhe thuhet se është ajo
Zoe Saldana (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Zoe Saldana nuk është aspak e turpshme kur është fjala për t’i mbrojtur të drejtat e saja.

Dhe pikërisht këtë, aktorja e ka bërë gjatë kësaj fundjave, me ç’rast e ka shfrytëzuar profilin e saj në Instagram për të reaguar ndaj atyre që po e etiketojnë për disa fotografi nudo, të cilat nuk janë të sajat.


41-vjeçarja e ka publikuar njërin prej imazheve duke i akuzuar ata që po i keqtrajtojnë dhe ofendojnë femrat.

(Foto: Instagram/zoesaldana)

“Kushdo dreqin qofsh, ndalo së postuari këtë fotografi false nudo duke pohuar se jam unë”, e ka nisur ajo shkrimin në rrjetet sociale.

“Unë asnjëherë nuk kam pasur dhe kurrë nuk do të kem fotografi të këtilla të trupit tim apo të vetvetes. Kjo nuk është fotografi e vërtetë për këdo që e lexon këtë. Ky është keqtrajtim, ofendim dhe fyerje për femrat”, ka shkruar më tej aktorja.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë pretenduar se është pikërisht Zoe në fotografinë, në të cilën shfaqet një femër krejtësisht e zhveshur e cila ngjan me të, gjë që është mohuar nga Saldana. /Telegrafi/

View this post on Instagram

Pre-everything….

A post shared by Zoe Saldana (@zoesaldana) on Nov 21, 2019 at 8:13pm PST

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
“Mbylle gojën” – Degradon debati mes Romeos dhe Eglës gjatë spektaklit

“Mbylle gojën” – Degradon debati mes Romeos dhe Eglës gjatë spektaklit

Magazina
Kalo në kategori