LAJMI I FUNDIT:

Zjarri shkatërron Muzeun Kombëtar të Rios

Zjarri shkatërron Muzeun Kombëtar të Rios
Foto: Ilustrim

Një zjarr i madh ka rënë në Muzeun Kombëtar të Rio de Zhaneiro, duke shkaktuar dëme të mëdha.

I themeluar 200 vite më parë, muzeu mbante objekte që vijnë nga Egjipti, vepra arti greko-romane dhe disa nga fosilet e para të gjendura në Brazil.


Fatmirësisht nga zjarri nuk ka mbetur asnjë i plagosur. Flakët janë shuar pas disa orësh. Mbeten akoma të paqarta shkaqet e këtij zjarri.

Sipas një komunikatë, mijëra objekte janë dëmtuar, përfshirë skeletin e para 12 mijë viteve të gruas së pagëzuar me emrin ‘Luzia’. Në vitrinën e Muzeut ishte ekspozuar Kafka e ‘Luzia’ dhe një rindërtim i fytyrës së saj, shumë e ngjashme me afrikanët dhe aborigjenët australianë. /BW/