LAJMI I FUNDIT:

Zjarri “përbindësh” kërcënon shtëpitë dhe jetët e njerëzve në Australi

Zjarri “përbindësh” kërcënon shtëpitë dhe jetët e njerëzve në Australi
Foto: Ilustrim

Erërat e forta dhe temperaturat jostabile do të pengojnë përpjekjet e zjarrfikësve pasi më shumë se 100 vatra zjarri vazhdojnë të gjenden në Uellsin e Ri dhe Queensland për të tretën javë me radhë.

Zjarrfikësit po luftojnë me një vatër masive zjarri prej 6,000 kilometrash, distanca ekuivalente e një udhëtimi të kthimit në Sidney-Perth, transmeton Telegrafi.

Autoritetet lokale kanë lëshuar një njoftim për rrezikun nga zjarri për pesë rajone, duke përfshirë Greater Sydney, Greater Hunter, Illawarra / Shoalhaven, Central Ranges dhe Range Southern.

Në Queensland, kushtet pritej të lehtësoheshin të martën përpara se të përkeqësoheshin përsëri nga e mërkura e tutje.

Vlerësimi i rrezikut nga zjarri në Sunshine Coast, Brisbane, Skenic Rim dhe Gold Coast në jug-lindje të shtetit është rritur në shkallë shumë të lartë.

Më shumë se 1300 zjarrfikës vazhdojnë punën në shuarjen e këtyre zjarreve, përpara motit ekstremisht të nxehtë, i thatë dhe me erë që do të jetë nesër (e martë).

Gjashtë jetë dhe më shumë se 430 shtëpi janë humbur gjatë dy javëve të fundit, së bashku me 1.6 milion hektarë tokë, më shumë humbje toke sesa gjithë sezonin 1993-1994. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hezbollahu lëshon

Hezbollahu lëshon "raketa të rënda luftarake" drejt veriut të Izraelit

Botë
Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Botë
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori