LAJMI I FUNDIT:

Zjarrfikësit kthyen në jetë qentë e ngufatur nga tymi (Video)

Zjarrfikësit kthyen në jetë qentë e ngufatur nga tymi (Video)

Qentë që ishin duke ngordhur, pasi u ngufatën nga tymi i flakëve që e kapluan një dyqan kafshësh në Kinë, u kthyen në jetë nga disa zjarrfikës.

Këta të fundit, u kanë shtypur gjoksin, para se t’ju japin oksigjen prej bombolave dhe ua pastruan fytyrat, transmeton Telegrafi.


Mësohet se të prekur nga tymi ishin më se 20 mace dhe qenë, ndërsa disa prej tyre humbën vetëdijen. Raportohet se asnjë prej tyre nuk ka ngordhur, megjithëse disa janë ende në trajtim të veterineri.

“Nxirrni përjashta kafazet me kafshët e vogla, bëni gati gypat e ujit”, dëgjohet urdhri i kreut të zjarrfikësve.

Videoja e postuar më poshtë, tregon se si ata e prenë derën metalike, para se të intervenonin për t’i nxjerrë kafshët. /Telegrafi/