LAJMI I FUNDIT:

Zjarrfikësit kërkojnë pagat e njëjta si Policia dhe FSK-ja

Zjarrfikësit kërkojnë pagat e njëjta si Policia dhe FSK-ja

Zjarrfikësit e Kosovës kanë dal sot në protestë për të kërkuar të drejtat e tyre.

Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës Muharrem Beka tha se ata nuk do të ndalen përderisa nuk plotësohen kërkesat e tyre.

Ai tha se zjarr fiksit po i mashtrojnë, duke manovruar, siç thotë ai herë në qeverisje lokale e herë në atë qeveritare.

Beka tha se koeficienti më i vogël i pagave është për zjarrfikësit.

Nënkryetarja, e BSBK-së, Leonora Lokaj, theksoi se përkujdesja institucionale mungon, nuk ka nivelim të pagave me institucionet tjera.

Zjarrfikësit kërkojnë që ata të trajtohen njëjtë si Policia dhe FSK.

Pas përfundimit të protestës një delegacion i zjarrëfiksve është ftuar në takim me kryeministrin Ramush Haradinaj për në orën 13:00. /Telegrafi/