Një zjarr është ndezur në hyrjen e një ndërtese banesore në rrugën "B" në Prishtinë pasdites e së mërkurës.

Sipas dëshmitarëve, zjarri është ndezur në vendin ku janë të vendosur njehsorët e energjisë elektrike.


Në fotografitë e videot e dërguara në redaksinë e Telegrafit shihet se edhe njësia e zjarrfikësve është në vendin e ngjarjes.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për Telegrafin, ndërkaq bëhet e ditur se zjarri është lokalizuar.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Telegrafin se disa banorë janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore për shkak të problemeve të shkaktuara nga tymi.

“Sot rreth orës 18:00 është pranuar informata për një incident zjarri në një objekt banesor në rrugën “Muhamet Qami” në  Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes , po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.  Bazuar në të dhënat e deritanishme disa banorë janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore( kryesisht probleme që janë shkaktuar nga tymi)”, tha zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. /Telegrafi/

149125820 413242356406438 7276199528541664704 n 1