Zjarr në një lokal veror në Shkugëz të Gjakovës

Në orët e para të mëngjesit, një lokal veror në lagjen Shkugëz të Gjakovës është përfshirë nga zjarri.
Ekipet e zjarrfikësve kanë reaguar menjëherë pas pranimit të njoftimit, duke dalë në vendin e ngjarjes dhe duke arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin në kohë.
Sipas njoftimit, fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet e shkaktuara janë vetëm materiale.
Nga shërbimi i zjarrfikësve është bërë thirrje për kujdes të shtuar dhe respektim të masave të sigurisë, me qëllim parandalimin e rasteve të ngjashme. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
4 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































