Zjarr në një depo në Moskë - nuk raportohet për viktima


Shërbimi rus i urgjencës njoftoi sot se një zjarr i madh ka shpërthyer në një magazinë në periferi të Moskës.
“Zjarri përfshiu një sipërfaqe prej rreth 1800 metrash katrorë”, ka bërë të ditur shërbimi i urgjencës në Rusi.
Agjencia e lajmeve RIA Novosti raportoi se zjarri shpërtheu në depon e plehrave artificiale.
Pamjet e publikuara tregojnë tym të të zi dhe flakë të mëdha, të cilat shihen nga një distancë prej qindra metrash.
Këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko ka publikuar pamjet e djegies së depos dhe tymit të madh.
Nga
Telegrafi
13/08/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































