LAJMI I FUNDIT:

Zjarr në burgun e Idrizovës

Zjarr në burgun e  Idrizovës

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë ditës së djeshme rreth orës 9:30 ka pasur zjarr në repartin gjysmë të hapur të burgut të Idrizovës.

Zjarri ka përfshirë konstruksionin e lartë të burgut të Idrizovës, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Më 22.07.2019 në orën 09:53 në SPB Shkup është raportuar se në repartin gjysmë të hapur në entin ndëshkimor dhe përmirësues “Idrizovë” në Shkup, në pjesën e banjës, ka pasur zjarr ku është përfshirë konstruksioni i lartë i burgut. Zjarri është shuar nga Brigada kundër zjarrit, dhe nuk ka të lënduar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) thonë se është bërë edhe këqyrja e vendit të ngjarjes./Telegrafi/