Zjarr masiv në Bushat, flakët përhapen në gjithë zonën - në terren 6 mjete të zjarrfikësve

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të diel venddepozitimin e mbetjeve në landfillin e Bushat.
Flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë zonën, duke krijuar një situatë problematike, ndërsa deri më tani mbetet ende i paqartë shkaku i rënies së zjarrit.
Në vendngjarje kanë mbërritur 6 mjete zjarrfikëse; 2 nga Shkodra, 2 nga Shkodra dhe 2 nga Vau i Dejës.
Forcat zjarrfikëse po punojnë intensivisht për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit dhe minimizimin e pasojave në mjedis dhe zonat përreth. /Euronews/
Nga
Telegrafi
2 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































